Ndërlidhjet

SHBA: Fëmija dyvjeçar e vrau nënën e vet në një incident tragjik


Ilustrim
Ilustrim

Një fëmijë 2 vjeçar e ka vrarë nënën e vet në atë që policia e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar si incident tragjik.

Autoritetet në shtetin Ajdaho thanë se djali dyvjeçar e kishte marrë çantën e nënës së vet në një qendër të shitjes të kompanisë Val-Mart në qytetin Hajden, duke e aktivizuar revolen, me të cilën ka shtënë një herë.

Nëna e djaloshit, 29 vjeçarja, Veronica J. Rutledge, e kishte lejen sekrete të armës.

Vjehrri i saj, Terry Rutledge, i tha AP-së se ajo ishte “nënë e re e mrekullueshme dhe e dashur”, që ishte “shumë e lidhur me djalin”.

Veronica J. Rutledge, punonte në Laboratorin Kombëtar në Ajdaho, i cili e mbështet Departamentin amerikan të energjisë në kërkimet atomike, energjetike dhe në mbrojtje kombëtare.

Të shtënat me pasoja fatale në Shtetet e Bashkuara i kanë nxitur thirrjet për kufizime më të ashpra në shitjen dhe posedimin e armëve.

XS
SM
MD
LG