Ndërlidhjet

Merkel: Qëndrim unik kundër Rusisë lidhur me krizën në Ukrainë


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur përkushtim për mbajtjen e një qëndrimi të fuqishëm dhe unik evropian kundër Rusisë lidhur me krizën në Ukrainë.

Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, të publikuar mbrëmë vonë, ajo tha se Evropa “nuk mund dhe nuk do ta pranoj të drejtën e supozuar të fuqishmit, që e shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo, mëtutje, theksoi se Evropa në vitin 2014 ishte dëshmitare se e drejta e kombeve për vetëvendosje ishte kërcënuar dhe ka shtuar se Evropa dëshiron siguri “së bashku me Rusinë, e jo kundër Rusisë”.

XS
SM
MD
LG