Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për presionin kundër aktivistëve në Kubë


Pamje e kryeqytetit Havana në Kubë

Pamje e kryeqytetit Havana në Kubë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me gjendjen e disa aktivistëve të Kubës, që janë burgosur ose ndodhen në arrest shtëpiak.

Departmanenti amerikan i shtetit ka kumtuar sot se “e dënojmë fuqishëm keqtrajtimin e qeverisë së Kubës dhe përdorimin e përsëritur të arrestimit arbitrar, në kohët me dhunë, për t’i heshtur kritikët”.

Sipas një zëdhënësi të shoqërisë civile kubane, më 29 dhjetor Kuba ka bërë lëvizje kundër së paku 10 aktivistëve, duke i arrestuar. Duket se kjo kishte për qëllim shkatërrimin e një tubimi të opozitës në kryeqytetin Havana.

Këto zhvillime po ndodhin vetëm disa ditë, pasi presidenti amerikan, Barack Obama, i ka shpallur hapat e parë për ripërtritjen e marrrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, pas gjysmë shekulli të armiqësive.

XS
SM
MD
LG