Ndërlidhjet

Rusi: Raportohet inflacioni më i lartë prej 2008-tës


Ilustrim i rënies ekonomike të Rusisë

Ilustrim i rënies ekonomike të Rusisë

Inflacioni në Rusi ka arritur në 11.4% në vitin 2014, që është shkalla më e lartë prej krizës globale ekonomike në vitin 2008.

Ministri rus i financave, Anton Siluanov, tha sot se qeveria do të kërkoj nga parlamenti për shtimin e kufizimit të shpenzimit në 500 miliardë rubla (8.5 miliardë dollarë), nga Fondi Kombëtar i Mirëqenies, derisa Kremlini përpiqet në çdo mënyrë ta ruaj shkallën e shpenzimeve sociale dhe për mbrojtje, në periudhën e rënies së të ardhurave.

Ekonomia e Rusisë është goditur fuqishëm këtë vit nga çmimet e ulëta globale të naftës dhe sanksionet perëndimore, që e kanë kufizuar qasjen e ekonomisë ruse në financimin perëndimor.

XS
SM
MD
LG