Ndërlidhjet

logo-print

Prej 1 janarit Lituania fillon ta përdorë monedhën e përbashkët evropiane (euro), duke u bërë vendi i parë baltik nga ish-republikat sovjetike që hynë në eurozonë.

Ky shtet me 3.5 milionë banorë shpreson se me këtë lëvizje do të forcohet stabiliteti financiar përkundër frikës për shqetësimet për inflacion në eurozonë, e cila është me vështirësi për shkak të borxheve.

Prej mesnatës së sotme, shtetasit e Lituanisë mund të tërheqin euro.

Presidentja e këtij vendi, Dalia Grybauskaite, tha sot se hyrja në eurozonë është një hap i rëndësishëm kah “integrimi ekonomik dhe politik me perëndimin”.

Kështu, Lituania do të jetë shteti i 19 i Bashkimit Evropian në eurozonë.

XS
SM
MD
LG