Ndërlidhjet

Rritja e eksportit, synimi i Bjellorusisë për vitin 2015


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka thënë sot se qëllimi kryesor i vendit të tij për vitin 2015, është rritja e eksportit me qëllim që të reduktohet vartësia ekonomike nga Rusia.

Lukashenko i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministrin e vendit të tij i cili është emëruar rishtazi, Andrey Kabyakau.

“Po, Rusia është ‘vëllai’ ynë, miku ynë. Por ju e shihni se si ata sillen kohëve të fundit me ne”, ka thënë Lukasheno, duke iu referuar problemeve në Unionin Ekonomik Euroaziatik që udhëhiqet nga Rusia.

Ai ka thënë se synimet bjelloruse për vitin 2015 nuk nënkuptojnë që Bjellorusia është në armiqësi me Rusinë

XS
SM
MD
LG