Ndërlidhjet

Daçiq: Kriza në Ukrainë tregon për brishtësinë e sigurisë në Evropë


Ivica Dacic
Ivica Dacic

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se kriza në Ukrainë tregon se sa e brishtë është siguria evropiane.

Ministri serb, vendi i të cilit do ta kryeson OSBE-në gjatë vitit 2015, i ka bërë këto komente në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Pavarësisht situatës, ai ka thënë se Serbia i ka marëdhëniet e mira me Kievnin dhe me Moskën, dhe në këtë mënyrë do të jetë ndërmjetësuese objektive në bisedimet për paqen në mes të dyja vendeve.

“Kohëve të fundit unë kam qenë në Kiev dhe ata mi treguar hartat. Hartat e tyre ma kujtuan situatën në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-të”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka komentuar edhe rreth situatës në Azerbajxhan, ku qeveria e atjeshme po bën presion drejt mediave të pavarura.

Ai ka thënë se sipas parimeve të OSBE-së, Serbia do të kontribuoj në zgjedhjen e këtij probemi.

XS
SM
MD
LG