Ndërlidhjet

Kosovë: U shënua Viti i Ri


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Në Kosovë është shënuar Viti i Ri 2015, me manifestime të shumta të organizuara në hapësira të jashtme dhe brenda objekteve hoteliere e familjare.

Në çastin e ndrrimit të motmoteve në Prishtinë janë hedhur shumë fishekzjarre.

Raportohet se dhjetëra vetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në njësinë e emergjencës në Qendrën KlinikeUniversitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të lëndimeve, kryesisht të lehta, me rastin e festimit të Vitit të Ri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë festës së Vitit të Ri, situata e përgjithshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës “vlerësohet e qetë dhe stabile” me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në policinë e Kosovës.

Këto incidente janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, por “fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast i humbjes së jetës së ndonjë personi gjatë manifestimit të festës së fundvitit”.

XS
SM
MD
LG