Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Nga rrëmuja e Vitit të Ri në Shangai – 35 të vrarë


Pamje e makinave të emergjencës në mesin e turmës së njerëzve që ishin mbledhur për ta festuar Vitin e Ri në Shangai

Pamje e makinave të emergjencës në mesin e turmës së njerëzve që ishin mbledhur për ta festuar Vitin e Ri në Shangai

Raportohet se së paku 35 vetë janë vrarë dhe më se 40 të tjerë janë plagosur, nga rrëmuja me rastin e festimit të Vitit të Ri në qytetin jugor kinez, Shangai.

Zyrtarë të këtij qyteti thonë se incidenti ndodhi në hapësirën Bund, që ishte e mbushur me mijëra njerëz.

Rrëmuja filloi pak para mesnatës në sheshin Çen Ji.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi këtë rrëmujë në pjesën e qytetit, që është afër lumit Hangpu.

Zyrtarët e qytetit Shangai e kanë anuluar shoun laserik me drita, që kishin ardhur ta shikojnë afro 300 mijë njerëz.

Policia tha se i ka filluar hetimet për këtë incident të rëndë.

Shangai, njëri nga qytetet më të mëdha në botë, i ka afro 24 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG