Ndërlidhjet

Gazetarët: Putini - personi më i koruptuar i vitit


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Një grup i gazetarëve investigativë ndërkombëtarë ka vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “personi më i korruptuar” i vitit 2014.

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), me seli në Sarajevë, këtë vendim e ka shpallur dje, duke theksuar se presidenti Putin çdo vit “ishte finalist” prej se ky “titull” ka filluar të jepet.

“Ju këtë mund ta konsideroni titull për vepër jetësore”, tha Drew Sullivan nga ky projekt.

Mëtutje në njoftim theksohet se për zotin Putin kjo “është njohje e punës së tij në shndërrimin e Rusisë në shtet kryesor të qendrës për pastrim të parave dhe për mundësimin e krimit të organizuar në Krime dhe në rajonin Donbas në pjesën lindore të Ukrainës; për të arriturën e tij të padiskutueshme për dështim të dënimit të aktivitetit kriminal, dhe për avancimin e politikës së qeverisë për të punuar dhe për t’i përdorë grupet e krimit”.

Lartë në listën për këtë “titull” ishin edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

XS
SM
MD
LG