Ndërlidhjet

Afganistan: Nga raketa – së paku 15 dasmorë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Nga një raketë e shkrepur gjatë luftimeve ndërmjet militantëve talibanë dhe ushtarëve të qeverisë së Afganistanit, janë vrarë së paku 15 vetë dhe janë plagosur së paku 45 të tjerë, në një dasmë në provincën jugore Helmand, ka thënë zëdhënësi i policisë, Fareed Ahmad Obaid.

Raketa e ka goditur sot një shtëpi në rrethin Sangin, që është bazë e talibanëve, derisa forcat afgane po zhvillojnë luftime me militantët talibanë, prej se forcat e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga kjo hapësirë, para 6 muajsh.

Shumë të vrarë nga kjo raketë thuhet se ishin femra dhe fëmijë.

Prej sot, forcat e sigurisë së Afganistanit, që kanë afro 350 mijë pjesëtarë, janë përgjegjëse për sigurinë e vendit të tyre, pasi për 13 vite rolin udhëheqës e kishte forca ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO-ja.

Viti 2014 ishte më vdekjeprurësi për forcat qeveritare dhe civilët në Afganistan, pasi janë vrarë afro 5 mijë ushtarë dhe policë afganë, ndërsa afro 10 mijë civilë janë vrarë ose plagosur.

XS
SM
MD
LG