Ndërlidhjet

SHBA: Konfirmohet vrasja e shefit të inteligjencës së Al-Shabaabit


Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh
Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar vrasjen e shefit të inteligjencës së grupit al-Shabaab, që është i ndërlidhur me al-Kaidën, gjatë një sulmi ajror këtë javë në Somali.

Në kumtesën e mbrëmshme të Pentagonit, thuhet se nga sulmi më 29 dhjetor është vrarë udhëheqësi i lartë i grupit, Tahli Abdishakur.

Pentagoni thotë se kjo vrasje, në mënyrë “të rëndësishme do të ndikoj” në aftësinë e grupit, Al-Shabaab, për të ndërmarrë sulme kundër qeverisë së Somalisë, popullit të saj, aleatëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Në njoftim është theksuar se sulmi më 29 dhjetor ishte ndërmarrë me “aeroplan pa ekuipazh”.

Al-Shabaab është një grup militant ultrakonservator islamik, që dëshiron ta udhëheq Somalinë sipas interpretimit të ashpër të së drejtës së Sheriatit.

Gjatë muajve të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa sulme kundër personaliteteve të larta të grupit Al-Shabaab.

XS
SM
MD
LG