Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Gjykata e lartë urdhëron proces të ri kundër gazetarëve


Tre gazetarët e rrjetit Al-Jazeera në kafaz me rrjeta gjatë procesit kundër tyre në muajin qershor të vitit 2014

Tre gazetarët e rrjetit Al-Jazeera në kafaz me rrjeta gjatë procesit kundër tyre në muajin qershor të vitit 2014

Pas një dëgjimi disa minutësh, një gjykatë e lartë në Egjipt ka urdhëruar proces të ri për tre gazetarë të kompanisë, Al-Jazeera, që ishin dënuar në vitin 2013, për akuza se e kishin ndihmuar Vëllazërinë Myslimane.

Gazetarët Peter Greste, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed, me gjasë do të duhet të mbersin në burg, në pritje të procesit të ri, u tha gazetarëve avokati i tyre, pak kohë pasi përfundoi procesi i sotëm.

Të tre gazetarët ishin dënuar në procesin kundërthënës se e kanë ndihmuar Vëllazërinë Myslimane, që në Egjipt është organizatë e ndaluar, dhe për përhapjen e “lajmeve të rrejshme” për Egjiptin.

Ata ishin dënuar prej 7 e deri në 10 vjet burg.

Avokati i gazetarëve të dënuar i ka thënë agjencisë AP se procesi i ri duhet të filloj brenda një muaji dhe shpreson se kjo ngjarje do të ketë “përfundim të mirë”.

XS
SM
MD
LG