Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Presidentja Jahjaga vizitoi spitalin në Gjakovë


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, vizitoi sot spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Me këtë rast, siç njoftoi presidenca e Kosovës, ajo takoi nënën Luljeta Beka, që ka lindur fëmijën e parë të vitit 2015 në këtë qendër, dhe e uroi atë, për lindjen e vajzës. Ndërkaq, vazjës së parë të lindur në këtë qendër, Esma Beka, i dëshiroi jetë të gjatë dhe shëndet së bashku me familjen e saj.

Presidentja Jahjaga, gjithashtu, i përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Zonja Jahjaga ka vizituar edhe Drejtorinë rajonale të policisë në Gjakovë, ku u prit nga drejtori, nënkolonel Ahmet Hasi.

XS
SM
MD
LG