Ndërlidhjet

Lideri verikorean është i hapur për bisedime me K. Jugore


Kim Jong-Un
Kim Jong-Un

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, thotë se është i hapur për bisedime “të nivelit më të lartë” me Korenë Jugore, në përpjekje për përmirësimin e raporteve.

Mediat jugkoreane thanë se deklarata e zotit Kim në mesazhin e tij të Vitit të Ri, ishte referencë e samitit eventual me presidenten e Koresë Jugore, Park Geun-hye.

Samiti i fundit ndërmjet liderëve të dy Koreve, që formalisht ende janë në luftë, është mbajtur në kryeqytetin e Koresë Veriore, Phenian, në vitin 2007.

Kim tha se megjithqë “displonimi dhe rrethanat” duhet të jenë të drejta, “nuk ka rsye” që të mos ketë samit ndërmjet dy Koreve.

Këto komente u bënë pasi Koreja Jugore e ka bërë një ofertë për mbajtje të bisedimeve të nivelit të lartë gjatë muajit janar të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG