Ndërlidhjet

Pelestinezët i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare Penale


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, e ka nënshkruar dokumentin për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Kjo lëvizje e mbrëmshme e krijon rrugën për Autoritetin palestinez që të bëjë akuza për krime të luftës kundër Izraelit.

Ky nënshkrim u bë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi ta miratoj rezolutën me të cilën i bëhej thirrje Izraelit për tërheqje nga territoret e okupuara palestineze dhe për krijimin e shtetit palestinez deri në vitin 2017.

Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të zhvilloj procese kundër individëve të akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Lëvizja palestineze për anëtarësim një këtë gjykatë është kundërshtuar fuqishëm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha mbrëmë vonë se me këtë veprim do të mund të ndjeken palestinezët për shkak të mbështetjes për lëvizjen Hamas, të ciën e ai e ka cilësuar si “grup terrorist”.

Netanyahu tha se do të ndërmerren masa hakmarrëse.

XS
SM
MD
LG