Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina dhe Lindja e Mesme, tema diskutimi mes Kerryt dhe Lavrov


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kanë diskutuar në lidhje me situatën në Ukrainë dhe për krizën në vendet e Lindjes së Mesme.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka njoftuar se Kerry dhe Lavrov, gjatë një bisede telefonike, kanë diskutaur rreth krizës në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, për luftën civile në Siri, për situatën në lindje të Ukrainës si dhe çështje të ndryshme bilaterale.

Ministria e jashtme ruse ka njoftuar se bisedimet përmes telefonit janë inicuar nga Sekretari Kerry.

Kerry dhe Lavrov janë takuar së fundi më 14 dhjetor në Itali.

XS
SM
MD
LG