Ndërlidhjet

Rusia i fton për bisedime liderët opozitarë sirianë


Moska
Moska

Rusia ju ka bërë thirrje përfaqësuesve nga opozita siriane, për një vizitë në Moskë gjatë këtij muaji, me qëllim të realizimit të një takimi me zyrtarë nga qeveria e Bashar al-Asad.

Një figurë opozitare siriane, ka njoftuar të enjten se 28 liderët e opozitës siriane e kanë pranuar një ftesë të tillë nga Moska.

Në mesin e të ftuarve janë edhe udhëheqësi i koalicionit kombëtar sirian, Hadi al-Bahra si dhe dy ish-udhëheqsit e koalicionit, Moaz al-Khatib dhe Abdel Basset Sida.

Opozitari sirian nuk ka bërë me dije nëse ftesat do të pranohen pozitivisht nga Rusia e cila është aleat kyç i presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë në Siri, që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011

XS
SM
MD
LG