Ndërlidhjet

logo-print

Gjenden edhe shtatë viktima nga rrëzimi i aeroplanit të AirAsia


Ilustrim

Ilustrim

Edhe shtatë trupa të tjerë janë gjetur, viktima të shkaktuara nga rrëzimi i aeroplanit të AirAsia, teksa janë intensifikuar kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë të aeroplanit.

Anije të shumta janë shtuar sot me qëllim që të gjinden trupat e pasagjerëve, edhe 145 sa konsiderohen të zhdukur.

Kërkimet për gjetjen e trupave dhe të kutisë në detin Java, janë penguar që nga 28 dhjetori, si rezultat i motit të keq.

Anije nga Indonezia, Malajzia, Shtetet e Bashkuara e Singapori, gjenden në vend të ngjarjes duke u munduar që ta pëcaktojnë vendndodhjen e kutisë së zezë të aeroplanit.

Shtatëmbëdhjetë trupa të pajetë janë gjetur deri më tani.

Aeroplani është rrëzuar teksa po udhëtonte nga Indonezia për në Singapor.

XS
SM
MD
LG