Ndërlidhjet

Gazetari i Al-Jazzera kërkon ekstradim në Australi


Gazetarët a Al-JAzeera, të burgosur në Egjipt

Gazetarët a Al-JAzeera, të burgosur në Egjipt

Një gazetar i Al-Jazeera, i cili është i burgosur për më shumë se një vit në Egjipt, ka bërë kërkesë që të transferohet në atdheun e tij, në Australi.

Familja e Peter Greste, ka njoftuar sot se transferimi në Australi është opsioni më i mirë në këtë kohë kur gjykata egjiptiane e ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj Greste dhe dy gazetarëve të tjerë të Al-Jazeera.

Greste dhe gazetari tjetër Mohamed Fahmy, janë dënuar në qershor të vitit të kaluar me nga shtatë vjet burgim ndërsa gazetari, Beher Muuhammad, është dënuar me dhjetë vjet nën akuzat se i kanë mbështetur islamistët.

Dënimet ndaj tyre kanë bërë që të ketë reagime të shumta ndërkombëtare.

Të tre gazetarët janë në paraburgim në pritje rigjykimit i cili ka gjasë të mbahet brenda 45 ditëve të ardhshme.

Zyrtarët egjiptianë kanë qenë të zemëruar me raportimet e Al-Jazeera në lidhje me mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mouhammad Morsi.

Partinë e Morsit, autoritetet egjiptiane e kanë deklaruar si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG