Ndërlidhjet

Rinkevic pritet t’i vizitoj Kievnin dhe Moskën


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, i cili tashmë kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, në fillim të këtij muaji pritet që ta vzitoj Kievin dhe Moskën.

Agjencia ruse e lajmece RIA, e ka citaur një zëdhenës të ministrisë së jashtme të Letonisë, të ketë thënë se konflikti në Ukrainë do të jetë temë kryesore e bisedimeve të Edgars Rinkevic në dy kryeqytetet.

Zëdhënësi tha se Letonia dëshiron të dëgjoj pikpamjet e tyre, se si t'i jipet fund krizës.

Edgars Rinkevic pritet ta vizitoj Kievin më 9 dhe 10 janar.

Agjencia TASS e ka cituar një burim të saj, të ketë thënë se Edgars Rinkevic do të qësndroj në Moskë më 12 janar.

Këshilli për punë të jashtme i BE-së do të mblidhet me 19 janar për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Rusinë

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Moskës janë tensionuar ashpër që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës dhe sanksionet që kanë pësuar nga ana e BE-së dhe SHBA-ve.

Tensionet janë shtuar edhe për shkak të mbështetjes që Rusia u ka dhënë seperatistëve në lindje të Ukrainës.

Gjatë konfliktit mes Ukrainës dhe seperatistëve, deri më tani janë vrarë më shumë se 4 mijë e 700 persona.

Letonia e ka marrë presidencën e BE-së që nga 1 janari i këtij viti.

XS
SM
MD
LG