Ndërlidhjet

I dyshuari për sulm në Mumbai, sërish në paraburgim


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata pakistaneze e ka marrë vendimin sipas të cilit, i dyshuari për sulmin e 2008-tes në Mumbai të Indisë, do të qëndroj në paraburgim për dy javë.

Zaki-ur-Rehman Lakhvi, njëri nga të dyshuarit për sulmin në Mumbai, ishte liruar me kusht më 18 dhjetor nga një gjykatë anti-terrorizëm.

Por, më 28 dhjetor, vendimi për lirim është pezulluar nga Gjykata e Lartë e Islamabadit, e cila ka njoftuar se një hetim i ri ësht duke u zhvilluar ndaj të dyshuarit.

Policia ka njoftuar më 30 dhjetor, se Lakhvi akuzohet për rrëmbimin e një personi para gjashtë vitesh.

Gjykata sipas avokatit të tij, Adiala burg Ravalpindi, ka vendosur fillimisht për masën dy-javore të paraburgimit.

Zaki-ur-Rahman Lakhvi, është njëri nga shtatë burrat e akuzuar në Pakistan për sulmin e vitit 2008 në qytetin indian Mumbai, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 166 persona.

XS
SM
MD
LG