Ndërlidhjet

logo-print

Në Irak vriten tre klerikë sunitë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Irakut thotë se persona të armatosur i kanë vrarë tre klerikë sunitë në afërsi të qytetit jugor Basra, që është kryesisht qytet me shiitë.

Qeveria e Irakut thotë se persona të armatosur i kanë dalë përpara makinës me të cilin po udhëtonin katër klerikë në rajonin Bab el-Zubeir, në afërsi të qytetit Basra.

Pas sulmit nga personat e armatosur, sipas qeverisë, janë vrarë tre klerikë ndërsa i katëri që po udhëtonte me ta, është plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sumin.

Dhuna sektare në Irak, kulminacionin e saj e ka arritur në vitet 2006 dhe 2007, kohë gjatë së cilës janë zhdukur mijëra sunitë dhe shiitë.

Dhuna ishte reduktuar me kalimin e viteve por kohëve të fundit ka pasur sërish shumë sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG