Ndërlidhjet

Al-Shabaab vret shtatë ushtarë somalezë


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e grupit Al-Shabaab, e kanë sulmuar sot në mëngjes një bazë ushtarake në qytetin Baidoa, dukë lënë të vdekur së paku shtatë ushtarë të Somalisë.

Sulmi vjen dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se e kanë vrarë shefin e intelegjencës së Al-Shabaab, Tahliil Abdishakur.

“Al-Shabaab e ka sulmuar sot herët në mëngjes papritur bazën tonë. Ne kemi humbur shtatë ushtarë”, i ka thënë përmes telefonit agjencisë Reuters, ushtaraku somalez Ahmed Idoë.

Një zëdhënësi i Al-Shabaab, ka njoftuar ndërkaq se grupi i ka vrarë më shumë se dhjetë ushtarë somalezë.

Al-Shabaab ka për qëllim që ta rrëzoj qeverinë e Somalisë, e cila e ka mbështetjen e Perëidnimit, dhe në Somali ta instaloj ligjin islamik.

XS
SM
MD
LG