Ndërlidhjet

logo-print

Kritika të shumta në drejtim të televizionit më të madh ukrainas


Ilustrim

Ilustrim

Kanali më i madh televiziv i Ukrainës po përballet me akuza të shumta pas transmetimit të koncertit të mbajtur me rastin e festës së Vitit të Ri, ku shfaqen këngëtarë rusë, të cilët publikisht i kanë mbështetur seperatistët në lindje të Ukrainës.

Sekretari i Këshillitë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, Oleksandr Turchynov, i ka bërë thirrje Këshillit kombëtar për televizion dhe radio, që ta shqyrtoj menjëherë marrjen e licencës për televizionin më të madh.

Turchynov e ka akuzuar televizionin se po vepron kundër shtetit ukrainas “duke shfaqur këngëtarë që e kanë fyer vendin tonë me mbështetjen që ua kanë bërë terroristëve dhe me përkrahjen që ia kanë dhënë aneksimit të Krimesë”.

Ministri ukrainas për politika të informacionit, Yuriu Stets, ka thënë se po planifikon që të ndalohen me ligj prodhimet e televizioneve ruse në televizionet ukrainase.

Koncerti i vitit të ri i transmetuar edhe në Ukrainëm është mbajtur në Moskë ndërsa në të janë paraqitur këngëtarë të njohur që e kanë mbështetur në vazhdimësi kauzën ruse ndaj Ukrainës.

XS
SM
MD
LG