Ndërlidhjet

Mallërat ukrainase paguajnë doganë për të hyrë në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ruse të cilat e kanë aneksuar gadishullin Krimea, thonë se mallërat të cilat tash e tutje hyjnë në Krime përmes Ukrainës, janë të obliguara që të paguajnë obligime doganore.

Pas aneksimit të gadishullit në muajin mars, autoritetet ruse e kishin deklaruar një periudhë tranzicioni, gjatë së cilës, mallërat nga Ukraina do të dërgoheshin lirshëm në Krime.

Kjo peridhë, sipas Shërbimit Doganor të Rusisë, ka përfunduar me 1 janar.

Nga kjo datë, sipas një kumtese të lëshuar, për mallërat që hyjnë në Krime nga Ukraina duhet të paguhet taksë në favor të buxhetit rus.

Ka shqetësime se obligimet doganore do t’i rrisin çmimet në Krime.

Gadishulli ukrainas Krimea, është anksuar paligjshëm nga ana e Rusisë dhe për këtë shkak, BE-ja dhe SHBA-ja kanë vendosur saknsione ndaj kompanive e individëve të Rusisë.

XS
SM
MD
LG