Ndërlidhjet

Rusia e kritikon Ukrainën për marshin në përkujtim të Banderas


Pamje nga marshi në Ukrainë

Pamje nga marshi në Ukrainë

Një diplomat rus e ka kritikuar Ukrainën për mbajtjen e marshimit me rastin e ditëlindjes së kryengritësit anti-sovjektik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera.

Mijëra ukrainas kanë marshuar të enjten teksa kanë mbajtur në duar flamuj nacionalistë dhe kanë kënduar slloganin e lëvizjës së Banderas, ”Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjëve!”

Bandera i cili ka luftuar kundër forcave sovjetike dhe naziste, është konsideruar në Rusi si bashkëpunëtor i nazistëve.

I dërguari i ministrisë së jashtme ruse për të drejtat e njeriut, Konstantin Dolgov, ka shkruar në rrjetin Twitter, se marshimi në Ukrainë është një dëshmi se Ukraina po e vazhdon rrugën e nazistëve.

“Dhe kjo ndodhë në qendër të Evropës së qytetruar”, ka shkruar ai

XS
SM
MD
LG