Ndërlidhjet

Merkel javën tjetër e viziton Londrën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë javës së ardhshme do të qëndroj në Britani, për bisedime me kryeministrin e atjeshëm, David Cameron.

Zyra për media e kancelares gjermane, ka njoftuar se bisedimet e së mërkurës do të përqëndrohen në çështjet dy palëshe, evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për takimin e radhës së G7, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 qershor në Bayern.

Londra dhe Berlini kohëve të fundit kanë pasur mosmarrëveshje përkitazi me planet e qeverisë së Cameronit, për të kufizuar emigracionin nga shtetet e BE-së.

Nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, Cameron është zotuar se do ta organizoj një referendum në vitin 2017, ku qytetarët do të votojnë nëse duan bashkim me BE-në apo jo

XS
SM
MD
LG