Ndërlidhjet

Dhunë në Aleppo, së paku 19 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 19 persona janë vrarë gjatë natës në Siri, si rezultat i përleshjeve mes grupeve ekstremiste dhe forcave qeveritare, në qytetin verior Aleppo.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se në mesin e të vdekurve janë së paku pesë fëmijë, tre nga të cilët janë vrarë bashkë me nënat e tyre teksa janë goditur në makinën me të cilën po udhëtonin.

Observatori ka njoftuar se edhe 32 persona të tjerë janë plagosur gjatë dhunës së orëve të fundit.

Qyteti Aleppo është i ndarë në pjesën që kontrollohet nga forcat qeveritare dhe në tjetrën, që kontrollohet nga rebelët.

XS
SM
MD
LG