Ndërlidhjet

Deri më tani gjenden 30 trupa nga rrëzimi i aeroplanit AirAsia


Ilustrim
Ilustrim

Numri i trupave të gjetur nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë malajziane AirAsia, ka arritur në 30.

Aeroplani me numër fluturimi 8501, është rrëzuar teksa po udhëtonte nga Surabya e Indonezisë për në Singapor.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të kutisë së zezë të avionit të rrëzuar.

Anije nga Indonezia, Malajzia, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara po pengohen në kërkime, si rezultat i motit të keq.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndikuar në rrëzimin e aeroplanit, ndonëse piloti gjatë komunikimit me kontrollerët ,iu kishte thënë se aeroplani po afrohet tek disa re që mund të jenë kërcënuese.

Aeroplani i AirAsia është rrëzuar më 28 dhjetor ndërsa kishte 162 pasagjerë.

XS
SM
MD
LG