Ndërlidhjet

logo-print

Katër të vrarë nga shpërthimi i varkës me eksplozivë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria indiane ka njoftuar se një varkë pakistaneze e peshkimit e mbushur me eksploziv dhe e cila ishte nisur për në Indi, ka shpërthyer duke lënë të vdekur katër persona.

Përmes një deklarate të lëshuar, Ministria e Jashtme e Indisë, ka njoftuar se varka ka shpërthyer kur roja e bregdetit indian ka bërë përpjekje që ta ndalë atë me datën 1 janar.

Ministria pakistaneze në anën tjetër ka thënë se është e paqartë se si ka ndodhur ai incident.

India ka ka njoftuar se përmes varkës po syynohej të bëhej një bartje e paligjshme derisa ajo është kapur në Detin Arabik, rreth 365 kilometra larg bregut perëndimor të Indisë.

India i ka shtuar masat e sigurisë ngase në fund të janarit, është planifikuar një viztë nga presidenti amerikan Barak Obama

XS
SM
MD
LG