Ndërlidhjet

logo-print

Tre të vdekur nga një aksident në Belgjikë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku tre persona kanë vdekur në Belgjikë si rezultat i një aksidenti tragjik, i shkaktuar nga rrëzimi i një kamioni në rrugë.

Mediat belge kanë bërë me dije se një kamion ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi disa automjete.

Agjencia e lajmeve Belga, njofton se njëra nga viktimat është fëmijë.

Sipas autoriteteve belge, më shumë njerëz ka gjasë që kanë vdekur, ngase disa persona ende janë nën rrënojat e atomjeteve të shkatërruiara.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Denderleeuw, rreth 20 kilomtra nga Brukseli.

Shtatë vetura, sipas mediave belge, janë përfshirë në aksidentin e shkaktuar nga kamioni.

XS
SM
MD
LG