Ndërlidhjet

Janë gjetur “pjesë të mëdha” të aeroplanit AirAsia


Pamje nga transporti i arkivoleve me trupat e pajetë të udhëtarëve të aeroplanit AirAisa

Pamje nga transporti i arkivoleve me trupat e pajetë të udhëtarëve të aeroplanit AirAisa

Ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se i kanë gjetur dy “pjesë të mëdha” të aeroplanit të kompanisë AirAsia, që është përplasur në det afër Indonezisë, më 28 dhjetor, me 162 njerëz në të.

Shefi i agjencisë së Indonezisë për kërkim-shpëtim, Bambang Soelistyo, tha sot se “mund të siguroj se këto janë pjesë të aeroplanit AirAsia, të cilat ne i kërkonim” dhe ka shtuar se është gjetur edhe saasi e madhe e karburantit të rrjedhur nga aeroplani.

Ai ka theksuar se dy pjesë të aeroplanit janë 30 metra nën ujë.

Aeroplani i udhëtarëve është rrëzuar në Detin Xhava, derisa fluturonte nga qyteti indonezian, Surabaja, për në Singapor.

Tashmë janë nxjerrë 30 trupa të pajetë.

Ekipet e specializuara ende janë në kërkim të kutive të zeza të aeroplanit të përplasur.

Në përgjithësi, operacionet e kërkim-shpëtimit ishin tejet të vështirësuara për shkak të motit me reshje të mëdha të shiut edhe erëra të forta.

Shkaqet e përplasjes ende janë të paqarta.

XS
SM
MD
LG