Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për terror ka vdekur në burg


Al-Libi në kohën kur ishte i kërkuar nga autoritetet amerikane
Al-Libi në kohën kur ishte i kërkuar nga autoritetet amerikane

Pjesëtari i al-Kaidës, Abu Anas al-Libi, i akuzuar për sulmet kundër ambasadave të Shteteve të Bashkuara në pjesën lindore të Afrikës, në vitin 1998, ka vdekur në një burg federal, disa ditë para se të fillonte procesi gjyqësor kundër tij.

Prokurori amerikan, Preet Bharra, në dokumentet gjyqësore tha se al-Libi, po ashtu i njohur si Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, vdiq më 2 janar nga komplikimet, që “kanë rrjedhur nga problemet e tij mjekësore për një kohë të gjatë”.

Al-Libi, 50 vjeçar, ka vuajtur nga stadi i avancuar i kancerit të mëlçisë.

Ai në paraqitjen e parë para autoriteteve gjyqësore pat thënë se nuk ndjehet fajtor për akuza se ai ishte i involvuar në sulmet kundër ambasadave amerikane në Tanzani dhe Kenia, nga të cilat ishin vrarë 124 vetë, përfshirë 12 amerikanë.

Procesi gjyqësor kundër tij parashihej të fillonte më 12 janar në Menhetën të Nju Jorkut.

Al-Libi ishte zënë nga forcat amerikane gjatë një ndërhyrjeje në Libi në tetor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG