Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Është gjetur kutia e zezë e anijes së përfshirë nga zjarri


Pamje nga anija Norman Alantic që ende është e përfshirë nga zjarri

Pamje nga anija Norman Alantic që ende është e përfshirë nga zjarri

Zjarrfikësit dhe hehtuesit italianë e kanë gjetur kutinë e zezë, në anijen transportuese, Norman Atlantic, e cila para disa ditësh ishte përfshirë nga zjarri.

Hetuesit italianë thanë sot se shpresojnë se të dhënat e incizuara në kutinë e zezë, do të mundësojnë të zbulojnë se çka e ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit, nga i cili janë vrarë së paku 11 vetë në anije.

Kjo anije është tërhequr nëpër Detin Adriatik dhe më 2 janar është ankoruar në portin italian, Brindizi.

Komandanti i zjarrfikësve në Brindizi, Michele Angiuli, tha se është shumë herët të dihet se a ka ende trupa të pajetë në anije, në të cilën zjarri ende nuk është shuar.

Zjarri e përfshiu anijen më 28 dhjetor, derisa ajo lundronte nga Greqia për në Itali, me 477 njerëz në të.

Sipas autoriteteve të Greqisë, 19 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

XS
SM
MD
LG