Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Përpjekjet kundër Ebolës të sukseshsme, por lufta vazhdon


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i misionit për sëmundjen Ebola i Kombeve të Bashkuara, Anthony Banbury, tha dje se vendet në Afrikën Perëndimore ende janë larg përfundimit të krizës së sëmundjes Ebola.

Mëtutje, ai ka theksuar se përpjekjet kundër Ebolës ishin të “suksesshme”, por ka tërhequr vërejtjen se për ndaljen e saj kërkohet “luftë e gjatë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se afro 7,800 njerëz kanë vdekur nga sëmundja Ebola, në vendet më të prekura, Sierra Leone, Liberi dhe Guine, ndërsa janë raportuar më se 20 mijë raste.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ebolën paraqet përpjekjen udhëheqëse ndërkombëtare për ta luftuar përhapjen më vdekjeprurëse të kësaj sëmundjeje në histori.

XS
SM
MD
LG