Ndërlidhjet

Irak: Militantët e IS-it i rrëmbyen 170 vetë


Një flamur i militantëve të IS-it në kulm të një shtëpie në qytetin Kobani në Siri
Një flamur i militantëve të IS-it në kulm të një shtëpie në qytetin Kobani në Siri

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i ka rrëmbyer afro 170 vetë, në pjesën veriore të Irakut, për shkak se ata i kishin ndezur flamujt e IS-it.

Një oficer i inteligjencës së Irakut i tha sot agjencisë AP se këta njerëz ishin rrëmbyer në fshatrat e provincës Kirkuk, pasi ishin ndezur dy flamuj të Shtetit Islamik në këtë hapësirë.

Sipas këtij oficeri, njerëzit e rrëmbyer janë dërguar me 30 vetura për në qytetin e afërt, Havijah.

Kjo nuk është hera e parë që militantët e Shtetit Islamik i burgosin masivisht njerëzit, me qëllim që ta shtypin rezistencën në territoret në Irak, që i kanë okupuar prej muajit qershor.

Ky grup ekstremist, po ashtu, i ka ekzekutar mijëra njerëz në Irak dhe Siri

XS
SM
MD
LG