Ndërlidhjet

Palestinezët zyrtarisht kërkuan pranim në ICC


Autoriteti Palestinez në mënyrë zyrtare e ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Kombet e Bashkuara, për anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC), në përpjekje për ta akuzuar Izraelin për krime të luftës.

Izraeli është kërcënuar se do të hakmerret, nëse palestinezët kërkojnë anëtarësim në ICC.Kërkesa palestineze për tu bashkuar në këtë gjykatë, është dënuar fuqishëm edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansur, tha mbrëmë se qëllimi i anëtarësimit në këtë gjykatë ndërkombëtare është ngritja e çështjes së krimeve të dyshuara të kryera nga Izraeli, përfshirë edhe sulmet e tij në Rripin e Gazës, në verën e kaluar.

Ai tha se në gjykatë do të shqyrtohet edhe çështja e vendbanimeve izraelite në territorin palestinez.

Mansur tha se do të duhen afro 60 ditë që Gjykata Ndërkombëtare Penale të vendos nëse “shteti palestinez” do të pranohet si anëtari i 123-të i kësaj gjykate.

XS
SM
MD
LG