Ndërlidhjet

Indonezi: Zyrtarët thonë se i kanë gjetur 4 objekte të mëdha


Ekipet e shpëtimit duke e bartur një trup të pajetë nga aeroplani i rrëzuar

Ekipet e shpëtimit duke e bartur një trup të pajetë nga aeroplani i rrëzuar

Zyrtarët në Indonezi thonë se ekipet e kërkimit, duke përdorë pajisje të specializuara, e kanë gjetur lokacionin e katër pjesëve të mëdha të mbetjeve të aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë AirAsia, në fund të oqeanit.

Pjesa më e madhe, me dimenzione 18 x 5.4 metra, duket se është pjesë e trupit të aeroplanit.

Aeroplani i udhëtarëve i kompanisë AirAsia, është rrëzuar në Detin Xhava, derisa fluturonte nga qyteti indonezian, Surabaja, për në Singapor, më 28 dhjetor.

Tashmë janë nxjerrë 30 trupa të pajetë.

Ekipet e specializuara ende janë në kërkim të kutive të zeza të aeroplanit të përplasur.

Në përgjithësi, operacionet e kërkim-shpëtimit ishin tejet të vështirësuara për shkak të motit me reshje të mëdha të shiut edhe erëra të forta.

Shkaqet e përplasjes ende janë të paqarta, por mendohet se moti i keq është njëri nga faktorët e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG