Ndërlidhjet

Kashmir: Katër të vrarë në luftimet ndërkufitare


Pamje nga patrullimi i kufitarëve të Indisë në rajonin Kashmir gjatë një mjegulle të dendur
Pamje nga patrullimi i kufitarëve të Indisë në rajonin Kashmir gjatë një mjegulle të dendur

Rojet kufitare të Pakistanit dhe Indisë kanë shkëmyber zjarr përgjatë kufirit të kontestuar në rajonin Kashmir, me ç’rast janë vrarë katër vetë, përfshirë një vajzë.

Ushtria e Pakistanit tha se dhuna filloi mbrëmë vonë, kur forcat e Indisë e kanë shkelur armëpushimin e arritur nga të dy vendet, me një sulm artilerik të paprovokuar afër qytetit Sialkot.

Por, zyrtarët e Indisë e fajësojnë Pakistanin se ushtarët e tij të parët kanë hapur zjarr.

Sulmet me predha jnaë intensifikuar në disa lokacione gjatë ditës së sotme, kështuqë ka raporte se qindra njerëz janë detyruar të evakuohen nga hapësira kufitare në Kashmirin e administruar nga India.

Të dy fqinjët me armatim atomik, Pakistani dhe India, i kanë zhvilluar dy lufta lidhur me rajonin e Kashmirit, që është i banuar me popullatë shumicë myslimane.

Të dy këto shtete pretendojnë se u takon ky rajon.

XS
SM
MD
LG