Ndërlidhjet

Në Pakistan vriten 31 militantë


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria pakistaneze thotë se si rezultat i sulmeve të fundit ajrore përgjatë kufirit me Afganistanin, kanë mbetur të vdekur së paku 31 militantë.

Sipas një kumtese të lëshuar sot, ushtria pakistaneze ka bërë me dije se sulmet përgjatë kufirit kanë filluar më 2 janar në luginën Tirah, në rajonin Khyber.

Sipas deklaratës, katër vendstrehime të militantëve si dhe një qendër trajnimi e tyre, është shkatërruar.

Ushtrka paiktistaneze thotë se ka vrarë më shumë se 1 mijë e 200 militantë që nga pranvera e vitit të kaluar, kur e ka filluar ofenzivën në Viziristanin Verior.

XS
SM
MD
LG