Ndërlidhjet

Shpresa për tejkalimin e shpejtë të sëmundjes Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i agjencisë që është e angazhuar për lufftimin e sëmundjes Ebola në Kombet e Bashkuara, thotë se po bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund sëmundjes, duke u bazuar në mundësitë që ka.

Teksa ka folur gjatë të shtunës në Ganë, Ismail Ould Cheikh Ahmed, udhëheqës i Agjencisë për reagim emergjent ndaj sëmundjes Ebola në OKB, ka thënë se sëmundja është “një krizë globale “, por ajo sipas tij, mund të tejkalohet.

“Ne patjetër e kemi një kohë të vështirë para nesh, por duhet të arrijmë që ta tejkalojmë këtë sëmundje”, ka thënë Ahmed.

Sipas OKB-së, nga 22 mijë e 200 rastet e infektuara me Ebola, 7 mijë e 900 kanë vdekur deri më tani.

Zonat më të prekura janë Siera Leone, Liberia dhe Guinea.

Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se gjatë vitit 201,5 pritet që të bie numri i të infektuarve nga Ebola.

XS
SM
MD
LG