Ndërlidhjet

Zhytësit intensifikojnë kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë


Përmirësimi i motit në hapësirën ku besohet se ka rënë aeroplani i pasagjerëve të AirAsia, la lejuar zhytësit që të kenë mundësi të kenë qasje tek copat që besohet se i takojnë avionit të rrëzuar më 28 dhjetor.

Rreth 90 zhytës nga Indonezia dhe Rusia, po bëjnë përpjekje që të gjejnë edhe më shumë pjesë të aeroplanit të rrëzuar, si dhe të gjejnë kutinë e zëzë.

Pavarësiht pajisjeve të përdorura, moti i keq që ka mbretëruar deri të shtunën i ka penguar zhytësit që ta kryejnë punën e tyre.

Deri më tani, vetëm 30 trupa janë gjetur nga gjithsej 162 sa kanë qenë në aeroplanin me numër fluturimi 8501.

Aeroplani është rrëzuar në Detin Java, teksa po udhëtonte nga Sarabaya e Indonezisë për në Singapor.

Autoritetet indoneziane thotë se moti i keq mund të ketë qenë shkaku i aksidentit.

XS
SM
MD
LG