Ndërlidhjet

logo-print

Vetvritet një zyrtar në republikën ruse të Mari El


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në republikën ruse të Mari El, kanë njoftuar se udhëheqësi i zyrës së Ministrisë së Brendshme, me sa duket, ka kryer vetëvrasje.

Zyra e tij përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se trupi i pajetë i Vyacheslav Buchnev, është gjetur në zyrën e tij që gjendet në kryeqytetin Yoshkar-Ola.

Bunchev zyrtarisht ishte në pushime, por sekretari i tij ka njoftuar se herë pas here ai kishte qenë në zyrë për të përfunduar disa punë.

Policia ka njhoftuar se ai kishte shkuar në zyre më 3 janar, dhe pas pak ishin dëgjuar disa të shtëna në zyrën e tij.

Autoritetet thonë se nuk është e njohur ndonjë arsye që mun ta ketë çuar në vetëvrasje Buchnev.

XS
SM
MD
LG