Ndërlidhjet

Reagon Koreja e Veriut pas sanksioneve nga SHBA-ja


ILustrim

ILustrim

Koreja e Veriut i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sanksionet e reja të vendosura për izolimin e shtetit komisit të Azisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, e ka cituar sot një zyrtar të ministrisë së jashtme ,duke thënë se veprimi i njëanshëm i marrë nga Shtëpia e Bardhë, dëshmon se Shtetet e Bashkuara ende kanë shumë armiqësi ndaj Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka autorizuar sanksionet e reja kundër Koresë Veriore, në përgjigje të sulmit kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures, meqë Uashingtoni e ka akuzuar Phenianin se e ka kryer këtë sulm.

Në njoftimin e së premtes të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama i ka urdhëruar sanksionet kundër entiteteve të Koresë Veriore, përfshirë kompaninë shtetërore të armatimit, agjencinë e inteligjencës dhe 10 zyrtarë qeveritarë.

KCNA ka njoftuar se sanksionet e reja të SHBA-ve, vetëm do të shkaktojnë probleme të mëtejme.

XS
SM
MD
LG