Ndërlidhjet

Kolona automjetesh në Merdar dhe tek Dheu i Bardhë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, në dalje të Kosovës vazhdon të ketë kolona të gjata të automjeteve.

Me përfundimin e festës së Vitit të Ri, numri i kosovarëve në pikat kufitare është shtuar për shkak të kthimit të tyre në vendet evropiane.

Sipas policisë, në pikën kufitare Merdar, “qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem, përderisa kolona ne dalje për momentin është rreth 800 -900 metra dhe pritjet janë deri në 1 orë, por varësisht prej frekuentimit të automjeteve kolona nganjëherë arrin deri në 1 km dhe pritjet zgjasin kohë pas kohe deri ne 1.30 min”.

Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, sipas policisë, në dalje ka kolonë afërsisht deri 1 kilometër dhe pritjet zgjasin deri në një orë.

Ndërsa në pikat kufitare Muqibabë, Mutivod, Jarinje dhe Bernjak, sipas policisë, qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem dhe pritje nuk ka.

XS
SM
MD
LG