Ndërlidhjet

logo-print

Rrëmbehen 20 të krishterë në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Dëshmitarët në Libinë qendrore, thonë se një grup i personave të armatosur i kanë rrëmbyer 13 të krishterë koptikë më 3 janar, një ditë pas rrëmbimit të shtatë të tjerëve.

Një i krishter që jeton në qytetin libian Sirte, ka thënë se persona të armatosur kanë hyrë në një objekt ku ishin punëtorët e huaj dhe në bazë të dokumenteve që kishin, i kanë ndarë punonjësit në muslimanë dhe të krishterë.

Të krishterëve personat e armatosur ua kanë lidhur duart dhe i kanë marrë me vete në automjet.

Agjencia AFP, citon një burim anonim i afërt me qeverinë libiane, të ketë thënë se grupi ekstremist Ansar al-Sharia, është përgjegjës për rrëmbimet e ditëve të fundit.

Të krishterët, gratë, gazetarët dhe refugjatët, kanë qenë në shënjestër të dhunës islamike që nga rrëzimi dhe vdekja e diktatorit libian Muammar Qaddafi në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG