Ndërlidhjet

Reagime pas kërkesës palestineze për t’iu bashkuar gjykatës së Hagës


kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu
kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se autoriteti palestinez po e vendos veten në një përplasje me Izraelin, pas ofertës së saj për tu bërë pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Netanjahu ka thënë sot, se nuk do t’i lejoj ushtarët dhe komandantët izraelitë, që të “tërhiqen zvarrë” në gjykatën e Hagës.

Më 2 janar palestinezët e kanë dorëzuar kërkesën për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare.

Izraeli dhe SHBA-ja e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë veprim.

Izraeli është përgjigjur më 3 janar, duke ndaluar transferimin e të ardhurave doganore për autoritetin palestinez.

Ambasadori palestinez, Riyad Mansur, ka thënë se qëllimi i kërkesës është që të ngritet çështja e krimeve të izraelitëve, duke përfshirë edhe krimet e verës së kaluar në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG