Ndërlidhjet

logo-print

OSBE-ja dyfishon numrin e vëzhguesve në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e ka në plan që deri në fund të muajit janar, të dyfishoj numrin e vëzhguesve në Ukrainë.

Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociourkiw, e ka konfirmuar këtë, gjatë një interviste të dhënë për agjencinë e lajmeve DPA.

Nga 250, sipas tij, numri i vëzhguesve do të bëhet 500 ngase është përmirësuar gjendja e sigurisë në Ukrainën Lindore.

Kjo do të ndodhë, ndonëse sipas tij, në baza ditore, ende ka elemente të armëpushimit të brishtë.

Tërheqja e pajisjeve të rënda nga lindja e Ukrainës, sipas tij, ishte dakorduar gjatë takimit të shtatorit të mbajtur në Minsk, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Monitoruesit e OSBE-së nuk kanë qasje në gadishullin ukrainas Krimea, i cili është aneksuar gjatë muajit mars nga Rusia.

XS
SM
MD
LG