Ndërlidhjet

Nesër fillon gjykimi ndaj sulmuesit të Maratonës së Bostonit


I akuzuari, Dzhokhar Tsarnaev

I akuzuari, Dzhokhar Tsarnaev

Ndaj sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, nesër pritet të filloj gjykimi me një juri të përzgjedhur.

Më 3 janar, gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Tsarnaev, për shtyerje të gjykimit si dhe për zhvendojse të procesit gjyqësor në një gjykatë tjetër.

Tsarnaev, një qytetar amerikan me prejardhje nga republika ruse e Kaukazit Verior, i ka mohuar akuzat për vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e 260 të tjerëve.

Nëse dënohet fajtor, ai rrezikon të marr dënim me vdekje.

Prokurorët thonë se Tsarnaev, tashmë 21 vjeçar dhe vëllai i tij, Tamerlan, e kanë shkaktuar organizuar eksplozivin në Maratonën e Bostonit.

Tamerlan Tsarnaev ishte vrarë gjatë shkëmbimit të sjarrit me policinë.

XS
SM
MD
LG